E thotë Sejdiu: Marty është instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë

Aktuale

E thotë Sejdiu: Marty është instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:53
Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se ish-senatori zviceran Dick Marty ka qenë instrument i Shërbimeve Sekrete të Serbisë në përgatitjen e raportit të tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Sejdiu tha, në Rubikon, se pretendimet e Martyt se ka marrë kërcënime nga shërbimi serb po i sheh si tentim për ta forcuar raportin e ish-senatorit të Zvicrës.

Sipas tij, në këtë raport nuk ka asgjë që pretendohet nga Dick Marty.

“Dick Marty po përfundon si instrument i shërbimeve serbe. Krejt ajo se çka ka bërë, edhe aktakuza kur është publikuar e redaktuar por edhe raporti i Dick Martyt dhe kjo çka bën Dick Marty tash tregon që ai ka qenë fund e krye instrument i shërbimeve. Dhe pretendimi në jetën e tij, ky pretendim që bën vetë është përsëri në plan të shërbimit sekret serb, për ta forcuar, i cili s’ka gjë në te”.

Ish-senatori Dick Marty, në një intervistë për televizionin publik zviceran, ka deklaruar se tash e 16 muaj po jeton i mbrojtur nga forcat elitare si pasojë e kërcënimeve që ka marrë nga shërbimet inteligjente.

Sipas Martyt, qëllimi i strukturave të sigurisë serbe ka qenë vrasja e tij që më pas faji t’u lihet shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat