Murati thumbon opozitën: Nëse keni paguar 8 mijë euro natën, 100 euro ju duken lëmoshë

Aktuale

Murati thumbon opozitën: Nëse keni paguar 8 mijë euro natën, 100 euro ju duken lëmoshë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 00:00
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati iu përgjigj deputetëve opozitarë që e konsideruan 100 euroshin e Qeverisë si lëmoshë.

Ai tha se nëse ata janë mësuar me pagu 8 mijë euro natën, tani 100 euro ju duken lëmoshë.

“Kjo nuk është as politikë fiskale, as zhvillimore, është politikë sociale. Gjermania kishte ndarë 300 euro, sic ndamë ne sot, 100 euro.

Për dikë që është milioner mund të duken lëmoshë. Për familjen e varfër nuk do të thotë pak, paguhen disa fatura.

Nëse opozitarët i thonë 100 eurove lëmoshë, duhet të shihen se me çfarë shuma tjera janë mësu. Dikush nga opozita ka paguar 8000 euro natën, tani 100 euro ju duken lëmoshë”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat