Miratohet në Qeveri paga minimale 264 euro bruto

Aktuale

Miratohet në Qeveri paga minimale 264 euro bruto

Më: 13 prill 2022 Në ora: 10:50
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Në arsyetim të propozimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri. Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 264 euro bruto dhe 250 euro neto”, tha Murati.

Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat