Azemi: Sindikatat nuk tërheqët nga kërkesa që paga minimale të jetë nën 400 euro

Aktuale

Azemi: Sindikatat nuk tërheqët nga kërkesa që paga minimale të jetë nën 400 euro

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:34
Jusuf Azemi

Kyetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400 euro.

Një arsye shtesë pse po kërkohet kjo pagë, sipas Azemit, është edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës ka votuar projektligjin për pagën minimale. Sipas projektligjit paga minimale  është propozuar të jetë 264 euro bruto dhe 250 neto.

Azemi në një konferencë për medie, ka thënë se propozimi i pagës minimale ka shkuar në Qeveri në mënyrë joligjore.

“Ne jemi të obliguar ta themi fjalën tonë. SPSPK-ja qëndron në atë se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Për këtë pagë, ne e kemi marrë një familje katëranëtarëshe dhe e keni parë se me gjëra minimale as 460 euro nuk dilnin. Arsyeja shtesë pse kërkojmë këtë pagë është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Për shërbimet tona që i japim pronarëve të kompanisë, ne e caktojmë tashmë çmimin”, ka thënë Azemi.

Sipas Azemit paga minimale propozohet nga këshilli ekonomik-social në Qeveri e Qeveria ta dërgoj në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat