Ines Demiri takohet me ambasadorin amerikan në Jerusalem

Aktuale

Ines Demiri takohet me ambasadorin amerikan në Jerusalem

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:21
Ines Demiri dhe Tom Nides

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka takuar ambasadorin amerikan në Jerusalem, Tom Nides.

Demiri ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin amerikan ku ka shkruar se kanë diskutuar për shumë tema me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA.

“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe kënaqësi ta takoj ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Tom Nides.

Diskutuam për shumë tema, me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA. Kosova dhe qytetarët e saj janë të bekuar me marrdhënien speciale me ShBA-të dhe popullin amerikan”, ka shkruar Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat