Presidentja Osmani niset për Mitrovicë

Aktuale

Presidentja Osmani niset për Mitrovicë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:26
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës, ndërkaq sot do ta vizitojë vendlindjen e saj, Mitrovicën.

Përmes një video-mesazhi që ka postuar në Facebook, shefja e shtetit tha se po shkon në qytetin e rock muzikës dhe qytetin e minatorëve.

“Sapo i përfunduam aktivitetet në Prishtinë në shënimin e 14 prillit që i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Një ditë e rëndësishme për mijëra gra e burra që e kanë përjetuar ferrin gjatë luftës por e kanë shndërruar fuqinë e tyre dhimbjen e tyre në një zë të fuqishëm për vendin tonë. Po rikthehem në qytetin tim të lindjes, në qytetin e minatorëve, në qytetin e rock muzikës, në mënyrë që të dëgjojmë për së afërmi kërkesat e komunës por mbi të gjitha të qytetarëve të Mitrovicës”, tha ajo.

Osmani njoftoi se së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, do të përkujtojnë masakrën në Lagjen e Kovaçëve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat