Miratohet në parim projektligji për KPK-në

Aktuale

Miratohet në parim projektligji për KPK-në

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:01
Kuvendi i Kosovës

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, është miratuar në parim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Me këtë hap, Ministria e Drejtësisë thotë se do ta reformojë sistemin prokurorial në Kosovë.

Pro këtij projektligji votuan 79 deputetë, prej të cilëve 63 deputetë votuan për, ndërsa 16 ishin kundër.

Ky projektligj parasheh zvogëlimin e anëtarëve të KPK-së nga 13 në shtatë anëtarë, mes të cilëve tre do të jenë joprokurorë.

Përbërja e re e KPK-së do të ketë dy prokurorë nga prokuoritë themelore, një nga Apeli ose Specialja dhe kryeprokurorin e Shtetit. Kuvendi do t’i i zgjedh dy anëtarë joprokurorë të KPK-së si dhe do të dërgohet si anëtar një përfaqësues nga Avokati i Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat