Sami Lushtaku viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë

Aktuale

Sami Lushtaku viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:51
Lushtaku tregoi se Thaçi e Veseli kanë dërguar të fala

Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë, aty ku po qëndrojnë në paraburgim.

Kështu njoftoi Lushtaku përmes një postimi në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi në Hagë, me flamurin shqiptar kuq e zi.

Lushtaku tregoi se Thaçi e Veseli kanë dërguar të fala.

“Të fala ju bëjnë çlirimtarët”, shkroi Lushtaku.

Kujtojmë se Thaçi e Veseli janë në qendrën e paraburgimit në Hagë, pasi po akuzohen për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat