Ambasadori Astrit Zemaj takon homologun islandez në NATO

Aktuale

Ambasadori Astrit Zemaj takon homologun islandez në NATO

Nga: P.R Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:51
Hermann Ingolfsson dhe Astrit Zemaj

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar gjatë ditës së sotme ambasadorin islandez në NATO, Hermann Ingolfsson.

“Në kuadër te takimeve me Ambasadorët në #NATO, sot jam pritur në Përfaqësinë e Përhershme të Islandës 🇮🇸 nga Ambasadori, Hermann Ingolfsson. Kontributi dhe mbështetja e vazhdueshme e Islandës 🇮🇸 për Republikën e Kosovës është e veçantë, dhe si e tillë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë për ndërtimin e paqës si dhe forcimit te subjektivitetit ndërkombëtar te shtetit tonë🇽🇰. Thellimi i marrëdhënieve të mira mes shteteve tona 🇮🇸&🇽🇰, si dhe bashkëpunimi në proceset euroatlantike, siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ishin pjesë e takimit tonë të përbashkët”, ka shkruar ambasadori Astrit Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

E kënaqësinë për takimin me Zemajn, e ka shprehur edhe ambasadori Ingolfsson.

“Ambasadori Ingolfsson ishte i kënaqur ta mirëpres Ambasadori Zemaj për të diskutuar ndryshimet thelbësore në sigurinë euroatlantike, rrugën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të Islandës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat