Arifi: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është atak i rëndë

Aktuale

Arifi: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është atak i rëndë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:54
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi foli për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ku mes tjerash tha se ky raport është atak i rëndë për Qeverinë Kurti II.

Arifi tha se partia që tani është në pushtet ka premtuar ndryshime të mëdha në mënyrën e qeverisjes, por sipas tij, këto ndryshime nuk po ndodhin dhe se problemi ekziston te mentaliteti jodemokratik.

“Raporti është një atak i rëndë për Qeverinë Kurti 2 sepse na kanë promovu ndryshim të madh dhe ky raport tregon se janë më të dobët se qeveritë e kaluara, kjo është ajo që ky raport është më i rëndë prandaj shoqëria kosovare e ka votuar një qeveri që ka pritur ndryshime të mëdha rrënjësore pra problemi ekziston te mentaliteti jonë sepse mentaliteti jonë nuk është demokratik, Për fat të keq Qeveria e ka ndërru vetëm fanelën por mentalitetin e ka vazhdu të njejtë edhe kur flasim për të arrestuar sepse ka shumë të arrestuar psh raporti kur e prek sistemin e policisë thotë ka kaq policë të arrestuar, por nuk thotë asnjëherë që është i dënuar me vendim të plotë kjo është një problem i madh sepse krijohet një fluks e madhe sapuni që shumë shpejtë shuhet dhe askush nuk fol për procesin pra problemi i qeverisjeve të më hershme por edhe i kësaj është se nuk ka kontuitet folin fjalë të mëdhaja por me veprime nuk bëjnë asgje”, tha Arifi.

Sipas tij raporti ka prekur shtyllat bazë të shtetit dhe sipas tij Qeveria duhet të reflektojë dhe ta ndryshojë mënyrën e punës.

“Raporti ka prek tri shtylla të rëndësishme të shtetit nëse dëshirojmë të anëtarësohemi në Këshillin e Europës pavarësia e gjyqësorit ekzekutivi, legjislativi ,dhe shtylla e katërt janë shoqëria civile apo mediat dhe prej këtye shtyllave dy janë ataku jashtëzakonisht shumë dhe Qeveria duhet të reflektojë dhe ta ndryshojë mënyren e punës dhe mentalitetin. Unë nuk mendoj që mundet me ndryshu sepse njerëzit në parim  nuk ndryshojnë shpejtë  sepse po vërehet që nuk ka vullnet të madh politik për ndryshime prandaj nuk pres ndryshime ashtu siç kemi shpresuar në fillim të qeverisjes Kurti 1 ose 2”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat