Policët sulmohen në veri me granata dore e Ak-47, Sveçla dhe Mehmeti japin detaje: Janë gjuajtur për t’u vrarë

Aktuale

Policët sulmohen në veri me granata dore e Ak-47, Sveçla dhe Mehmeti japin detaje: Janë gjuajtur për t’u vrarë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 09:46 Përditësuar në ora: 13:45 më 15.04.2022
Samedin Mehmeti dhe Xhelal Sveçla

Publikohen pamjet e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamjet e sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Për këto sulme njoftoi i pari i kësaj ministrie Xhelal Sveçla.

Ai tha se për tre ditë kanë ndodhur katër sulme ndaj policisë.

Gjithashtu, në këtë konferencë ai njoftoi se në mëngjesin e sotëm policia është sulmuar me armë zjarri të tipit AK-47.

Ndërkaq, Sveçla bëri të ditur se rasti ka ndodhur derisa policët ishin duke bërë ndërrimin në pikat kufitare.

Image
Image

 

Mehmeti: Në veturat që u sulmuan ka pasur policë shqiptarë dhe serbë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se në veturat që u sulmuan mëngjesin e sotëm, ka pasur zyrtarë policorë shqiptarë, por edhe serbë.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai tha se sulmi dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë.

“Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 200-300 metra dhe dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë. Të gjitha patrollat tona policore janë të përbëra nga komunitete të ndryshme ndaj edhe në veturat që janë sulmuar ka pasur policë shqiptarë, por edhe serbë”, deklaroi Mehmeti.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurtë, pasi “në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës janë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë pajisje të nevojshme për ta garantuar rendin dhe ligjin”.

Sot rreth orës 7:40 të mëngjesit, ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Mehmeti: Policët u gjuajtën drejtpërdrejt, i shpëtoi automjeti i blinduar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë detaje për katër sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit.

Mehmeti thotë se në sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm policët u gjuajtën drejtpërdrejt, por se i shpëtoi automjeti i blinduar.

“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë”.

“Ndërsa sot në mëngjes rreth orës 07:40 janë sulmuar drejtpërdrejt patrullat e policisë kufitare, sulmi është kryer me granatë dore dhe me armë zjarri e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, të dy veturat e policisë janë dëmtuar teksa falë gjindshmërisë së zyrtarëve policorë dhe automjeteve të blinduara fatmirësisht nuk kemi të lënduar”, tha ai.

Mehmeti, po ashtu ka treguar pamjet nga sulmet teksa tek pamjet e një veture në xhamin e të cilës është gjuajtur dhe ka thënë se është gjuajtur për t’u lënduar dhe jo për të frikësuar policët.

Sveçla për armatosjen e Serbisë: Nuk frikësohemi, situata në Kosovë është stabile

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia ka për qëllim të destabilizojë Kosovën.

Në konferencën e jashtëzakonshme ku Sveçla dhe Mehmeti njoftuan opinionin për katër sulme kundrejt policisë në veri, ai shtoi se situata në Kosovë është stabile.

“Është e qartë që Serbia po vazhdon me avazin e vjetër që të armatoset herë prej Rusisë e herë prej Kinës. Ne si institucione në vazhdimësi kemi bërë ngritjen e kapaciteteve tona, së pari në aspektin politik. Jemi duke forcuar marrëdhëniet me shtetet mike, pastaj edhe në aspektin e kapaciteteve operacionale të institucioneve të sigurisë. Ne nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë, jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo lloj skenari të Serbisë”, tha ministri.

“Mendoj që qëllimi i Serbisë s’është në këtë moment që ta sulmojë Kosovën, por ta destabilizojë Kosovën. Po ju them se situata në Kosovë është stabile falë institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe sjellje pro-ligjit të shumicës absolute të qytetarëve”.

“Grupe të caktuara të mbështetura nga kushdo nuk mund të rrezikojnë sigurinë në vendin tonë, tashmë ne këtë e kemi dëshmuar dhe do vazhdojmë ta dëshmojmë çdo ditë”, tha mes tjerash Sveçla.

Mehmeti: Sulmet në veri ishin të ndërlidhura, dëshirojnë të pengojnë aksionet tona kundër kontrabandës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, thotë se sulmet ndaj policëve kosovarë në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrabandës.

“Gjatë datës 13 deri sot kishim katër sulme të organizuara në një territor i cili është i ndërlidhur dhe në vendet që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe sulmet janë të ndërlidhura. Kjo na bën me dije që kemi të bëjmë me një grup të organizuar i cili ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës dhe me theks të posaçëm dëshirojnë të pengojnë aksionet tona të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme ilegale të cilat zhvillohen në këtë pjesë të kufirit të Kosovës”.

Mehmeti, në një konferencë për media, tha detaje nga sulmet teksa tha se të njëjtat janë të ndërlidhura mes vete.

“Me datën 13 prill 2022 rreth orës 07:30 në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok saktësisht në mes të fshatit Zubin Potok dhe Varag patrulla e Policisë së Kosovës ka hasur në rrugë në iriqë të hekurt të salduar dhe të ndërtuar nga metali i fortë që shërbejnë për të dëmtuar gomat e automjeteve, ishin të vendosur 47 iriq të cilët ishin vendosur në mes të rrugës dhe mundësonin bllokimin e rrugës dhe dëmtimin e gomave të automjeteve”.

“Signifikante është koha kur ka ndodhë pasi në ora 08:00 bëhet ndërrimi i patrullave tona që veprojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe pikat e tjera që ndërlidhen me rrugët ilegale të cilat i kemi mbyllur para disa kohe”.

“Sulmi tjetër ka ndodhë në të njëjtën ditë rreth orës 21:45, njësia e policisë kufitare derisa ka qenë duke u kthyer nga përfundimi i ndërrimit në fshatin Davidofc i cili gjendet tri kilometra larg fshatit Banjë, përkatësisht në vendkalimin kufitar në Bërnjak është sulmuar me gurë automjeti i patrullës policore kufitare, është dëmtuar automjeti ndërsa nuk ka pasur të lënduar”, tha Mehmeti.

Mehmeti, mes tjerash, foli edhe për sulmin që ndodhë mbrëmë e ku thotë se rreth 30 fishekë u gjuajtën në drejtim të policëve të Kosovë me rreth 200-300 metra distancë.

“Sulmi i tretë ka ndodhë mbrëmë në fshatin Bube, saktësisht në vendin që quhet Pragov rreth orës 20:40 ku janë dyshuar katër deri pesë rafalle të shkurtra me rreth 30 fishekë dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë teksa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjuajta ka ndodhur në distancë prej rreth 200 ose 300 metra afër patrullës që ka qenë e vendosur në fshatin Bube ku para disa kohe ne kemi bërë mbylljen e kësaj rruge ilegale e cila është përdorë për një kohë të gjatë për kontrabandë”, tha ai.

Mehmeti jep detaje për sulmin ndaj Policëve të Kosovës në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje për sulmin ndaj zyrtarëve policor në veri të Kosovës.

Ai tha se fal fleksibilitetit të policëve dhe automjeteve të blinduara s’ka pasur të lënduar.

“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë, ndërsa sot janë sulmuar policët me granatë dhe Ak 47”, tha ai në një konferencë për medie.

Policia e Kosovës sulmohet me granatë dore dhe kallashnikov

Zyrtarët policorë janë sulmuar me granata dore e Ak-47 në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 07:40 minuta.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Sveçla tutje bëri me dije se policët ishin duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare, kur ka ndodhur sulmi.

“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Sveçla njoftoi më tej se 4 sulme kanë ndodhur në tri ditë e fundit.

“Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, tha ndër të tjera ministri.

“Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, tha ndër të tjera ministri.

Ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë në konferencë për medie

Nis konferenca për media e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Sveçla dhe Mehmeti thërrasin konferencë për media

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të mbajnë konferencë për media.

Në njoftimin e këtij dikasteri, konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:00, ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja.

Njoftimi:

“Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat