Në tri ditët e fundit ndodhën katër sulme/ Mefail Bajqinovci: Shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para terroristëve

Aktuale

Në tri ditët e fundit ndodhën katër sulme/ Mefail Bajqinovci: Shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para terroristëve

Nga: N. Sh. Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:09
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reagur për sulmet ndaj Policisë së Kosovës, në pjesën veriore që ndodhën gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur në nëj konferencë për media se në veturat që u sulmuan mëngjesin e sotëm, ka pasur zyrtarë policorë shqiptarë, por edhe serbë.

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri të tipit AK-47 dhe me granatë dore.

E për këtë sulm, Bajqinovci, përmes një postimi në facebook, thotë se, Kosova nuk do të dorëzohet para terroristëve që sipas tij tentojnë t’i vrasin zyrtarët e sigurisë së Kosovës.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit me granatë dore e kallashnikov është akt terrorist. Shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para terroristëve të cilët tentojnë t’i frikësojnë dhe vrasin zyrtarët e sigurisë së Kosovës. Vetëm në tri ditët e fundit kanë ndodhur katër sulme në veri të vendit”, ka shkruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat