​Nagavci flet me Bankën Botërore për mbështetjen e mundshme të zhvillimit në fëmijërinë e hershme

Aktuale

​Nagavci flet me Bankën Botërore për mbështetjen e mundshme të zhvillimit në fëmijërinë e hershme

Më: 15 prill 2022 Në ora: 19:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Banka Botërore ka mbështetur arsimin në Kosovë në vazhdimësi me realizimin e projekteve të mëdha që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit.

Nagavci sot ka takuar një ekip të Bankës Botërore, të prirë nga Angela Demas, specialiste e lartë e arsimit, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

“Jam e lumtur që kësaj radhe po diskutojmë me Bankën Botërore për mbështetjen e mundshme për një segment shumë të rëndësishëm për Kosovën, atë të zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Qeveria e Kosovës dhe MAShTI janë të përkushtuar të rrisin përfshirjen e fëmijëve në nivelin e edukimit parashkollor, prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2022-2026, i cili është duke u përfunduar. Në këtë drejtim, përkrahja e partnerëve zhvillimorë, dhe sidomos e Bankës Botërore, është e një rëndësie të veçantë për arritjen e synimeve dhe realizimin e politikave tona për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat