​Hajdari ndryshon qëllimin e shpenzimeve të fondeve të Parkut të ITP-së në Prizren

Aktuale

​Hajdari ndryshon qëllimin e shpenzimeve të fondeve të Parkut të ITP-së në Prizren

Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka nënshkruar një amendament të memorandumit të mirëkuptimit me të cilin ndryshohet qëllimi i shpenzimit të fondeve për menaxhimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit dhe do të shfrytëzohen për funksionimin, mirëmbajtjen, promovimin dhe zhvillimin e ITP-së.

Ajo ka njoftuar se ka nënshkruar këtë amendament me drejtorin e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH (GIZ), David Oberhuber dhe përfaqësuesin e autorizuar nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, Muhamed Rexhepi.

“Me anë të këtij amendamenti ndryshohet qëllimi i shpenzimit të fondeve për menaxhimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit, që do të shfrytëzohen për funksionimin, mirëmbajtjen, promovimin dhe zhvillimin e ITP-së.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit ofron një mjedis që nxit bashkëpunimet ndërmjet aktiviteteve të inovacionit, akterëve të kërkimit dhe zhvillimit, institucioneve të trajnimit dhe arsimit, si dhe hapësirave të start-up-eve dhe krijuesve. Uroj që hapësira e bukur e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit të lulëzojë sa më shpejtë, me shumë ndërmarrës dhe krijues që do të sjellin tranformim të njohurisë dhe teknologjisë për zhvillim dhe tranformim industrial me rritje të punësimit dhe të ardhurave për qytetarët dhe Republikën tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat