I dyshuari për vrasjen në Zllakuqan ndalohet për 48 orë

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Zllakuqan ndalohet për 48 orë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Personi që dyshohet se ka kryer vrasjen në Zllakuqan të Klinës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Tre persona janë shoqëruar në stacion policor, derisa një person i cili dyshohet që e ka privuar viktimën nga jeta është ndaluar për 48 orë”.

Nikçi ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, derisa shton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhnësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka thënë se është akoma fazë shumë e hershme për të folur për motivet e kësaj vrasje që ndodhi pasditen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat