“U dëgjuan zëra të trishtueshëm”/ Halit Barani tregon tmerrin që përjetuan 9 shqiptarë nga Lulzim Ademi, Oliver Ivanoviqi dhe...

Aktuale

“U dëgjuan zëra të trishtueshëm”/ Halit Barani tregon tmerrin që përjetuan 9 shqiptarë nga Lulzim Ademi, Oliver Ivanoviqi dhe...

Nga: N. Sh. Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:11
Halit Berani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka treguar për tmerrin që përjetuan nëntë të rinj shqiptarë që u maskaruan në Mitrovicë, në vitin 1999.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se ishte dëshmitar kur këta të rinjë u kapën nga kriminelët Ratko Antonijeviq, Dejan Saviq, Lulzim Ademi, Momqillo Kokiriq, Oliver Ivanoviq e shumë tjerë.

Ai thotë se, këta të rinjë i kanë futur në në një shtëpi përdhese, në të majtë të rrugës Mitrovicë – Shipol.

Sipas tij, aty janë dëgjuar zëra të trishtueshëm dhe më pas janë dëgjuar breshëri pëlumbash, ku edhe i kanë vra.

Postimi i plotë:

MASAKRA E RADHËS NË MITROVICË

Këtu e 23 vite më parë, saktësisht, më 16.IV.1999, rreth orës 10:00, unë Halit Barani jam dëshmitar i drejtpërdrejt i masakrës së datës së lartshënuar, kur policia kriminele serbe ndërmori ofensivën e dytë në Mitrovicë dhe i detyroi me dhunë popullatën që të hyjë në kolonë drejt Shqipërisë. Në lagjen “Ura e Gjakut”, saktësisht në vendin e quajtur te Kroi i Broboniqëve, kriminelët: Ratko Antonijeviq, Dejan Saviq, Lulzim Ademi, Momqillo Kokiriq, Oliver Ivanoviq e shumë tjerë, të cilët nuk i kam njohur, e disa prej tyre ishin edhe të maskuar, i nxjerrin nga kolona, në prani të nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave të tyre:

1. Mehdi (Mursel) Tahirin (21), banor i lagjes “Bair”

2. Adem (Muharrem) Demirin (18) nga fshati Pasomë e Vushtrrisë

3. Fatmir (Nezir) Avdylin (18), banor i lagjes Ilirida

4. Fadil (Nezir) Avdylin (25), vëllai i Fatmirit (ka shpëtuar i plagosur)

5. Bedri (Nezir) Mujën (35)  “ - “ - “

6. Bashkim ( Gjemajl ) Abazin (41), banor i lagjes “Bair”

7. Sami (Faik) Sahitin (31), banor i lagjes Ilirida të Mitrovicës

8. Halil (Qazim) Brahimin (20), banor i lagjes “Ura e Gjakut”

9. Smakë ( Hamzë) Maliqin (40), banor i fshatit Zhabar i Poshtëm

Të gjithë këta të rinj shqiptarë i kanë futur në një shtëpi përdhese, në të majtë të rrugës Mitrovicë - Shipol. Kur i kanë futur brenda, janë dëgjuar zëra të trishtueshëm, ku pas 10 minutave janë dëgjuar breshëri të shtënash. Këtu kanë mbetur të pushkatuar tetë veta. Prej tyre vetëm Fadil (Nezir) Avdyli (35) ka shpëtuar (i plagosur në dorë), ndërsa vëllai i tij Fatmiri ka mbetur i pushkatuar. Më vonë, pas pak e nxanë prap kriminelët, Fadilin dhe e pushkatojnë. Nëntë shqiptarët e pushkatuar kanë qenë të lidhur me tela përërreth rrethit të pusit (bunarit) në oborrin e shtëpisë së  Musa Maliqit. Pas pesë ditësh, pra më 21.IV.1999, policët e Batalionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ta ishte edhe autori i këtyre rreshtave. i kanë tërhequr prej aty dhe i kanë varrosur natën në varrezat e fshatit Vaganicë të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat