SHSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme

Aktuale

SHSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:02
Ilustrim

Gjashtë pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si edhe në Spitalet e Përgjithshme me Coronavirus.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitare ka njoftuar se tre pacientë janë të konfirmuar nga COVID-19 dhe tre të tjerë post-Covid-19, ndërsa katër pacientë janë nën astitim të oksigjeno-terapisë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, katër pacientë, Spitali i Gjakovës, dy pacientë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 22 raste të reja me COVID-19, nga 888 testime të kryera.

Brenda këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.

Në total numri i rasteve aktive është 499.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat