Haradinaj përkujton Shkëlzenin dhe bashkëluftëtarët të rënë 23 vite më parë

Aktuale

Haradinaj përkujton Shkëlzenin dhe bashkëluftëtarët të rënë 23 vite më parë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:49
Homazhet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllaun e tij, Shkënlzen Haradinaj së bashku me bashkëluftëtarët në 23 vjetorin e rënies heroike.

Haradinaj ka shkruar se ata ranë, që të ngritët populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.

“Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka shkruar ai.

Kreu i AAK-së, është shprehur se heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike, si edhe pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat