Mustafa: Funksionarët në Kosovë i kanë pagat 20% më të larta sesa në vendet e rajonit

Aktuale

Mustafa: Funksionarët në Kosovë i kanë pagat 20% më të larta sesa në vendet e rajonit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:45
Muhamet Mustafa

Profesori i Ekonomisë Muhamet Mustafa u shpreh se në Kosovë paga e funksionarëve është 20% më e lartë se mesataria e pagave të funksionarëve në vendet e rajonit.

“Ligji i ri i cili po përflitet të nxirret për paga duhet të ketë parasysh fuqinë tonë ekonomike, mundësinë se sa mundet me nda buxhet për paga e për investime, e po ashtu për aspektet sociale e për infrastrukturë dhe në krahasim me fuqinë ekonomike sa duhet të paguhen personat të cilët marrin vendime” tha ai

Tutje Mustafa tha se “Personat të cilët marrin vendime në vendin tonë duhet të ndajnë fatin e nivelit zhvillimor të vendit të tyre, e jo në qoftë se niveli i Kosovës është 70% i mesatares kurse pagat tona për shërbyes publik me qenë 20% mbi mesataren.

Kjo nuk është proporcionale dhe nuk prodhon efekte të mira afatgjate”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat