Eksperti i sigurisë i reagon ashpër Serbisë pas propagandës për armatosjen e Kosovës nga Britania

Aktuale

Eksperti i sigurisë i reagon ashpër Serbisë pas propagandës për armatosjen e Kosovës nga Britania

Më: 19 prill 2022 Në ora: 09:31
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas deklaratën e presidentit të Serbisë, se “Britania e Madhe po pajis Kosovën me raketa anti-tanke”, për të cilën tha se janë vazhdimësi e sulmeve dhe dezinformata të koordinuara mes Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij, kjo nuk është ngjarje e rastit dhe se siç thotë ai, Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve serbo-ruse.

Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve dhe deziformatave të koordinuara në mes të Serbisë dhe Rusisë, dhe kjo nuk është ngjarje e rastit. Ka më se tetë muaj që këto sulme në Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport, dhe në inteligjencën britanike, për komplotim kundër komunitetit serb në Kosovë, përmes përkrahjes së intervenimit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që ishte pjesë e operacionit kundër krimit të organizuar që ndodhi në tërë Kosovën, më 13 tetor 2021, si dhe për ‘përkrahjen’ e vendimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar mbajtjen në territorin e Kosovës të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi’, ka shkruar ai në Facebook.

Sulmet ndaj Britanisë së Madhe për armatim të Kosovës, sipas Pecit janë vazhdimësi e propagandës serbe dhe ruse.

Kësaj pune i thonë, mos e vet se të kallëzon vet”, ka thënë ai.

Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se në këtë situatë do të ishte gabim i rëndë i perëndimit nëse Vuçiqit i jepet roli i “njeriut te paqes” ashtu siç iu pat dhënë kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit pas Marrwveshjes se Daytonit, duke ia lënë të hapur hapësirën e manovrimit në raport me Brukselin e Washingtonin në kurriz të fqinjëve të Serbisë.

“Gabimet e tilla mund ta kthejnë shumë lehte rajonin në vitet e 1990-ta, dhe këto nuk duhet të lejohen. Puna e përbashkët e Kosovës me Malin e Zi dhe Kroacinë, në këtë situatë e cila shikohet me thjerrëza të tjera nga Tirana zyrtare, duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës në zmbrapsjen e Vuçiqit dhe këndelljen e perëndimit për pritjet që i kanë nga ‘njeriu i paqes’”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat