Deputeti i LVV-së: Krimi dhe korrupsioni po luftohet si asnjëherë më pare

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Krimi dhe korrupsioni po luftohet si asnjëherë më pare

Nga: M.H. Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:14
Kuvendi i Kosovës

Javë më parë në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës janë arrestuar 26 zyrtarë policorë.

Aksioni është zhvilluar edhe nga autoritetet e Shqipërisë, duke arrestuar dhjetëra zyrtarë.

Aksioni është kryer pas dyshimeve për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në lidhje me këtë aksion policiorë, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.

Ai e cilësoi kët ëoperacion shenjë shumë të mirë për shtetin tonë.

Dugolli thekson që organet ligj-zbatuese janë të lira të kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore sepse askush më nuk guxon të ndërhyjë apo t’i pengojë.

Ne inkurajojmë Inspektoratin Policor dhe të gjitha institucionet ligj-zbatuese që të jenë në krye të detyrës duke luftuar krimin, korrupsionin dhe kontrabandën pa dallim. Krimi dhe korrupsioni po luftohet si asnjëherë më parë, prandaj kjo është një shenjë e mirë e funksionimit të hallkave të shtetit, të cilat po e kryejnë detyrën e vet. Organet ligj-zbatuese janë të lira të kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore sepse askush më nuk guxon të ndërhyjë apo ti pengojë. Vullneti politik i shprehur i kësaj qeverie për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, po tregohet i suksesshëm sepse rezultatet janë ato që po na flasin më së miri”, nënvizoi Dugolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat