Pjesëtari i Grupit Kumanova reagon sërish ndaj Hazirit, përmend dhe Ali Ahmetin – kështu e quan

Aktuale

Pjesëtari i Grupit Kumanova reagon sërish ndaj Hazirit, përmend dhe Ali Ahmetin – kështu e quan

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:26
Rufki Dogani

Pjesëtari i Grupit Kumanova, Rufki Dogani, ka reaguar sërish ndaj analistit Nexhat Haziri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Rasti i Kumanovës është dhe do të mbetet enigmë përderisa ka persona të cilët “e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, derisa ka shtuar se ka nejrëz që po mundohen të hedhin baltë mbi figurën e pjesëtarëve të Grupit Kumanova, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se është e lehtë të flasësh ulur nga kolltuku, derisa ka thënë se kur i përmendet emri do të kërkojë sqarime dhe të kërkojë që të publikohen provat në rast se i kanë për këtë rast.

Ai po ashtu ka përmendur edhe Ali Ahmetin, i cili në një intervistë përmend Grupin e Kumanovës dhe kërkon nga ata që të tregojmë përse shkuan të luftojnë në Kumanovë, derisa i  bën thirrje që nëse ai di diçka për këtë rast dhe nuk tregon publikisht se çka ai do të thotë me këtë gjë, ose nuk bën asnjë veprim politik për zbardhjen e rastit të Kumanovës, atëherë ai personalisht e llogarit atë si tradhtarin më të madh të kombit shqiptar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rasti i Kumanovës është dhe do të mbetet enigmë përderisa ka persona të cilët “e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, persona të cilët kur është dashur kombit shqiptar janë fshehur pas fustaneve të grave, persona të cilët edhe pas gjithë kësaj fatkeqësie që u ndodhë luftëtarëve të rastit të Kumanovës akoma mundohen të hedhin baltë mbi figurën e tyre, që edhe më shumë ua shton dhimbjen atyre dhe familjarëve të tyre.

Është shumë e lehtë që nga kolltuku i shtëpisë të japësh mendime, opinione dhe aludime, të mashtrosh opinionin me lojëra fjalësh “më thanë, të thashë”, “isha nuk isha” më burrërore do të ishte të paktën kur deklaron publikisht se ke prova për diçka, të sqarosh opinionin se çfarë provash, cilat janë burimet, e kam gjithë të drejtën në botë të kërkoj që kur përmendet emri ime ose “Beteja e Kumanovës” të kërkoj sqarime dhe publikim të asaj që dikush publikisht ka deklaruar se ka prova, në rast se un do të kisha dijeni për ato prova që përmenden, atëherë dije mirë se… as unë s’do të isha këtu ku jam, e as ti nuk do të ishe aty ku je, por për një gjë jam i sigurt se ata persona që janë të involvuar në montimin e rastit të Kumanovës, akoma se kanë mbaruar misionin e tyre përderisa ne akoma frymojmë dhe jemi gjallë, jam koshient se akoma do të hedhin baltë mbi emrat, luftën dhe figurën tonë, unë Rufki Dogani kur ndërmora këtë rrugë që ndodhem edhe sot, nuk llogarita as jetën time, as familjen time e as keqardhjen e dikujt, por përgjegjësi po, edhe ju duhet ta bëni këtë gjë se përgjegjësi ka secili që mundohet të ulë apo hedh baltë mbi emrin e secilit luftëtar që dirgjet në burgjet e RMV, në proceset e montuara politike.

Në një intervistë të fundit edhe Ali Ahmeti përmend Grupin e Kumanovës dhe kërkon nga ne që të tregojmë përse ne erdhëm të luftojmë në Kumanovë, por në rast se edhe ai e di këtë fakt (montimin politik) edhe nuk tregon publikisht se çka ai do të thotë me këtë gjë, ose nuk bën asnjë veprim politik për zbardhjen e rastit të Kumanovës, atëherë unë personalisht e llogaris atë si tradhtarin më të madh të kombit shqiptar.

Për në fund, dua ta mbyll këtë shkrim me disa fjalë të heroit të kombit Cerciz Topulli: “që nga dita që kam le, kurrë nuk jam shitur, kurrë nuk jam blerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat