Policia i jep goditjen e radhës krimit në veri: Arrestohen tre serbë nga Serbia dhe një nga Kosova

Aktuale

Policia i jep goditjen e radhës krimit në veri: Arrestohen tre serbë nga Serbia dhe një nga Kosova

Nga: M.L. Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator të kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.

Në një postim në Facebook, ministri ka shkruar se në këtë aksion janë sekuestruar mbi 2 mijë fije kanabis dhe janë arrestuar 3 shtetas serbë nga Serbia dhe një shtetas serb i Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat