E ofenduan rëndë për veshjen e saj në Kuvend, reagon për herë të parë Adriana Matoshi

Aktuale

E ofenduan rëndë për veshjen e saj në Kuvend, reagon për herë të parë Adriana Matoshi

Nga: A.M Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:59
Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me kritikat që iu bën për veshjen e saj në Kuvendin e Kosovës.

Matoshi deklaroi se veshjet e saj janë artistike, pasi mbi të gjitha është artiste dhe do mbetet përjetësisht.

Po, ashtu ajo tha se veshja nuk e bën atë deputete të keqe, as të mirë.

“Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur”, shkroi Matoshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi!

Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra - tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat