Kandiqi: Nuk ka asnjë krim të luftës që nuk është i lidhur me politikën

Aktuale

Kandiqi: Nuk ka asnjë krim të luftës që nuk është i lidhur me politikën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:23
Natasha Kandiq

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të mërkurën ka organizuar tryezë me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”.

Në tryezë po marrin pjesë edhe përfaqësues shtetërorë e institucionalë të Kosovës, përfaqësues të tjerë nga institucione të ndryshme që merren me çështjen e të pagjeturve etj.

Aktivistja dhe humanistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, tha kjo tryezë është një mundësi e mirë të flasim për personat e pa gjetur.

“Për mua është shumë e rëndësishme të flas nga profesioni im, unë jam hulumtuese, nuk jam person politik, nuk ka asnjë krim të luftës që nuk është i lidhur me politikën. Askush nuk është i kënaqur sesi është punuar në çështjen e të pagjeturve. Nuk ka bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë në çështjen e të pagjeturve”, tha ajo.

Sipas saj të dhënat tregojnë se të zhdukurit janë më shumë të vitit 1998. “Deri në 20 qershor të vitit 1999, kemi 1080 të zhdukur shqiptarë, nuk kemi mbetje të tyre, mund të jenë të kidnapuar, janë zhdukur me dhunë. Kurse pas 20 qershorit të vitit 1999 deri në 2000 kanë humbur apo zhdukur, 327 serbë, boshnjakë, romë, goranë dhe 38 shqiptarë, kjo tregon se sa vit i tmerrshëm ka qenë ai”, tha Kandiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat