Muhaxhiri: Çështja e targave është test i madh për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Muhaxhiri: Çështja e targave është test i madh për Kosovën dhe Serbinë

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:13
Ilustrim

Analisti politik, Artan Muhaxhiri tha se arritja e një marrëveshjeje për çështjen e targave është test i madh për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Muhaxhirit, kjo çështje e rëndon jetën e përditshme të qytetarëve, prandaj duhet gjetur një zgjidhje.

Çështja kryesore është që përveç aspekteve politike, kjo e rëndon edhe jetën e përditshme, sepse e gjithë Evropa është duke investuar në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave, për këtë arsye do të ishte absurde që një gjë e tillë të mos ndodhë tash pas 6 muajsh diskutime. Pra është një test i madh edhe për Kosovën edhe për Serbinë, sepse e kemi parë që edhe takimet mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq janë pothuajse inegzistente”, deklaroi Muhaxhiri.

Muhaxhiri tregoi se në dialogun Kosovë-Serbi kanë marrë pjesë edhe politikanë të “kategorisë së dytë dhe tretë”, e të cilët sipas Muhaxhirit, nuk janë vendimmarrës.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm që është zhvendosur në nivel teknik, mirëpo edhe në nivel të përfaqësimit politik sepse nganjëherë marrin pjesë edhe politikanë të kategorisë së dytë dhe të tretë, ata nuk mund të jenë vendim marrës. Pra, vendimmarrës është kryeministri Kurti i cili mund të shkojë në Bruksel dhe ta marrë një vendim. Një problem i madh me dialogun në Kosovë është sepse dialogu shpesh prezantohet diçka që është shumë politike, por në fakt kjo nuk është krejtësisht e vërtetë, dialogu ka edhe ndikime në jetën e përditshme”, shtoi tutje analisti politik, Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat