Skenderaj, sekuestrohen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Aktuale

Skenderaj, sekuestrohen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:35
Aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia në Skenderaj ka realizuar një bastisje në Skenderaj sonte, ku janë janë  gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftimin e policisë thuhet se për pajisjet e gjetura dhe  veprimtarinë e dyshuar hetuesit policor kanë identifikuar një person.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e  gjetura është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e  gjetura  të merren autoritetet doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat