“Në qoftë se Freedom House ka dëshmi serioze, duhet me i ra në qafë prokurorisë”/ Dardan Gashi e quan raport konfuz

Aktuale

“Në qoftë se Freedom House ka dëshmi serioze, duhet me i ra në qafë prokurorisë”/ Dardan Gashi e quan raport konfuz

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:52
Dardan Gashi

Ndonëse, ka përafërsisht dy vite që është burgosur nga Gjykata Speciale, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pretendohet se vazhdon të ketë ndikim në politikën e Kosovës.

Raporti “Freedom House” është cilësuar si “qesharak” nga një pjesë e analistëve dhe “serioz” nga pjesa tjetër.

Dardan Gashi, analist, e ka cilësuar si “kurthin perfekt” veprimin e të akuzuarit për kriminel dhe njëkohësisht krijimin e aktit të shfaqjes së punës së vërtet të Gjykatave të Kosovës. Sipas tij, ky raport nuk përmban diçka faktike dhe as fusnota, kjo e bën të jetë konfuz.

Nga ana tjetër, analisti Visar Imeri ka thënë se “në qoftë se Freedom House” ka dëshmi serioze, duhet me i ra në qafë prokurorisë”.

Ndërkaq, Imeri ka cilësuar reagimin e shefe e grupit parlamentar të VV-s, Mimoza Kusari Lilës, si mënyrën tipike të dëshirës për mbyllje të këtij komisioni hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat