Kusari-Lila flet për Komisionin Hetimor

Aktuale

Kusari-Lila flet për Komisionin Hetimor

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:27
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit të deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës është paralajmëruar të mbahet më 28 prill.

“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë’’ ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

Ajo është shprehur se këto janë pikat të cilat u caktuan për seancën e ardhshme të rregullt.

“Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt. Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet njëri grup parlamentar ri opozitës”, tha ajo.

Po ashtu Kusari-Lila ka folur edhe për mandatin e UNMIK-ut në Kosovë.

“Tashmë është e tejkaluar mandati i UNMIK-ut dhe Kosova është vend i pavarur. Megjithatë në përmbajtje nuk e ka asnjë kuptim funksionimi i UNMIK-ut”, tha ajo.

Pritet të shihet në Lëvizja Vetëvendosje të ndryshojë qëndrim lidhur me komisionin hetimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat