Senatorët amerikanë pas takimit me Kurtin deklarohen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Senatorët amerikanë pas takimit me Kurtin deklarohen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:28 Përditësuar në ora: 18:08 më 21.04.2022
Chris Murphy dhe Albin Kurti

Senatori Murphy: Është më urgjent se kurrë anëtarësimi i Kosovës në NATO

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Murphy tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Më tutje, senatori Murphy tha se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen kaq mirë që po dëgjojë për zhvillimin ekonomik të vazhdueshëm në Kosovë dhe që jeni të fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe përparimin që e keni arritur. E kemi filluar vizitën tonë në kampin “Bondsteel” dhe siç e dini ShBA-të vazhdojnë që të kenë një përkushtim të madh për sigurinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe vdekjen e sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albrigt, e ku tha se familja er saj e çmon memorialin e ngritur në Prishtinë për ta përkujtuar rolin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Na vjen keq dhe natyrisht jemi të pikëlluar për humbjen e sekretares së Shtetit, znj. Albright dhe që familja e saj me të vërtet e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin që ajo dhe SHBA-të e kanë luajtur për të ndalur gjenocidin në Kosovë”, deklaroi senatori amerikan.

Kurti kërkon nga senatorët amerikanë mbështetje për anëtarësim e Kosovës në NATO

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me senatorët amerikanë. Ai tha se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme që shtetet demokratike të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se Kosova qëndron krahë Ukrainës në këtë luftë.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që shtete demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Russisë në Ukrainë., me këtë rast edhe njëherë e ritheksojmë solidaritetin dhe admirimin tonë për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë e luftës çlirimtare që po bëjnë”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se Kosova ka mbështetur qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë, teksa tha se senatorët i ka njoftuar edhe për sukseset e Kosovës.

“Në këtë kontekst Kosova ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me ShBA-të, BE-në dhe shtete e NATO-s, ndërkaq në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e shtetit të Kosovës, për të cilat ShBA-të kanë kontribuar aq shumë, si në luftë ashtu edhe në paqe , si para shpalljes së pavarësisë ashtu edhe pas saj”, ka thënë ai.

Kryeministri po ashtu tha se është e rëndësishme që ShBA-të të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ai.

Senatori amerikan: Në rajon askush nuk ka qenë më shumë përkrahës i sanksioneve të Rusisë se sa Kosova

Senatori amerikan Chris Murphy tha se kjo është vizita e tij e tretë në Prishtinë e se po ndjehet mirë që po dëgjon për zhvillimin ekonomik të vendit.

Tutje ai tha se gjatë bisedës me kryeministrin Kurti tha se kanë folur edhe për interesat e përbashkëta.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen mirë që po dëgjoj për zhvillimin ekonomik”.

“Na vjen keq për humbjen e sekretares së shtetit Albraight dhe familja e saj e vlerësojmë memorialin e saj këtu në Prishtinë”.

"Tash është më urgjente se kurrë që shtetet që janë në periferi nga Rusia duhet të kenë mbrojtje. Do të mundohemi në Uashington të gjejmë metoda tona..”

“Jemi këtu në këtë çast shumë historik në botë për sulmin e paprovokuar dhe brutal në Ukrainë.

Në këtë rajon askush nuk ka qenë më shumë përkrahës i sanksioneve të Rusisë se sa Kosova”.

Kurti: Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon.

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, Kryeministri Kurti tha se në këtë takim ka theksuar se shtetet demokratike duhet të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar që kurrë nuk ka qen më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë”.

“Në këtë kontekst Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jen të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me një tjetrën”.

Kurti ka thënë se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit tonë ndaj luftës çlirimtare kundër Serbisë.

“Kosova është një rrëfim i suksesit i rezistencës së popullit të saj ndaj luftës çlirimtare bashkë me NATO, BE e SHBA. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj”.

“Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende”.

“Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA”.

Kurti i pret në Qeveri senatorët amerikanë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në qeveri senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Thillis.

Senatorët amerikanë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani janë pritur nga kreu i qeverisë.

Kurti në takim ka qenë i shoqëruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, Saranda Bogujevci e Haki Abazi.

Treshja e senatit në dy ditët e kaluara kanë qëndruar edhe në Beograd e Sarajevë në kuadër të turit ballkanik.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se vizituan kampin Bondsteel për t’u njohur nga afër me situatën e sigurisë në rajon.

“Ne punojmë së bashku për të përkrahur përpjekjet e shteteve si Kosova që janë të interesuar që të anëtarësohen në NATO. Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në rajon dhe arsyeja që shkuam në Bondsteel ishte që të marrim informacione nga KFOR-i lidhur me sigurinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në idejat dhe sfidat vecanërisht në ambientin e sigurisë në Evropë pas agresionit në Ukrainë. Nuk dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodhë diku tjetër në Evropë dhe dëshirojmë që ta shohim se ka marrë fund”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat