Ish-ministri i AAK-së lavdëron Lumezin: Notoi me peshkaqenë, por s’u dorëzua

Aktuale

Ish-ministri i AAK-së lavdëron Lumezin: Notoi me peshkaqenë, por s’u dorëzua

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:37
Selim Selimi dhe Aleksandër Lumezi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka lavdëruar punën e Aleksandër Lumezit si Kryeprokuror të Shtetit.

Lumezi në një postim në “Twitter”, ka thënë se Lumezi ka qenë profesional në punën e tij si Kryeprokuror.

Më tutje, Selimi tha se “Lumezi notoi me peshkaqenë, por s’u dorëzua”.

“Lumezin e kam njohur që kur isha këshilltar në DoJ e ai kryeprokuror i Prishtinës. I kishim zyret afër. Qysh atëherë u binda në profesionalizmin e tij. Si Kryeprokuror nuk e pati lehtë. Notoi me peshkaqenë por asnjëherë nuk u dorëzua. E ruajti pavarësinë e Prokurorisë me elegancë”, ka shkruar ai.

Aleksandër Lumezi ka përfunduar sot mandatin e tij shtatëvjeçar në krye të Prokurorisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat