Gjatë tërë ditës ka qenë cak i sulmeve/ Reagon këshilltarja e Vjosa Osmanit – ja për çfarë i telefonoi Ganimete Musliut

Aktuale

Gjatë tërë ditës ka qenë cak i sulmeve/ Reagon këshilltarja e Vjosa Osmanit – ja për çfarë i telefonoi Ganimete Musliut

Nga: N. Sh. Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:26
Rejhan Vuniqi, Ganimete Musliu

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, ka reaguar sot pasi gjatë tërë ditës ishte cak i sulmeve në rrjetet sociale dhe prej mediave.

Ajo përmes një postimi në facebook, ka reaguar pasi pa dashje e ka pëlqyer një postim në Instagram, i cili ishte kundër deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Vuniqi në reagimin e saj ka treguar se, i ka kërkuar falje deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut.

Postimi i plotë:

Dhuna në të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë edhe politikën, është krejtësisht e papranueshme e në veçanti dhuna ndaj grave. Personalisht kam qenë cak i sulmeve të tilla dhe vazhdimisht kam avokuar e jam deklaruar kundër këtij fenomeni të patolerueshëm.

Sot, përmes një artikulli, kuptova se rastësisht kisha pëlqyer një postim në Instagram, i cili shpërfaqte gjuhë të papranueshme kundër një deputeteje të parlamentit tonë. Dua të sqaroj menjëherë se ky pëlqim ishte aksidental dhe kurrsesi i qëllimshëm, ndërsa besoj se përdoruesit e këtij rrjeti social mund ta kuptojnë më së miri një situatë të tillë.

Sapo e kam parë lajmin, menjëherë e kam telefonuar deputeten  Ganimete Musliu dhe i kam kërkuar falje për këtë veprim aspak të qëllimshëm.

Si person që i kam kushtuar rëndësi në karrierën time mbështetjes së grave në politikë, më vjen sinqerisht keq për këtë situatë dhe dua ta përsëris edhe njëherë se kurrë NUK do ta falë e as s’e kam mbështetur ndonjëherë këtë gjuhë denigruese apo çfarëdo sjellje të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat