Gashi: Nëse mediat nuk i rrinë gati, ministri Aliu mundet me i jep pare këtij universiteti

Aktuale

Gashi: Nëse mediat nuk i rrinë gati, ministri Aliu mundet me i jep pare këtij universiteti

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:41
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, për të cilën tha se është ‘konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit’.

Gashi tha se ‘nëse mediat e shoqëria civile nuk i rrinë gati, ministri Liburn Aliu mundet edhe me ju jep pare këtij universiteti’.

Sipas tij, ky universitet i ka bërë favore Aliut, duke iu siguruar vende pune, atij, shokëve të Aliut, e grave të tyre.

“Siç tha edhe një shok i imi kjo është konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit. Ky qohet i jep universitetit që ky jep msim, por kom dyshime shumë serioze që ky mundet me dhon msim (Liburn Aliu). Gjithë kohën u mundun me thonë që kjo ka qenë vec me ju ndihmu studentave për me shku me bo praktikë, dojshin me na shit sapunin për djath, na fyjshin intelegjencën, a kur e lexon memorandumin thotë për hartimin, aplikimin, zbatimin e projekteve, studimeve të përbashkëta, e hulumtimeve shkencore…

Këtu ka rrezik që ky mos me i nejt na gati si media e si shoqëri civile, i jep pare prej ministrisë prej taksave tona këtij universiteti, se këta i kanë bo favore ktij, e kanë shti punë në universitet, edhe ia kanë shti shokët, e gratë e shokëve, gratë e kolegve, shefen e kabintetit atje, me bo mos me i nejt na gati ky i jep pare këtij institucioni. Këta bëhen ujq, me bo me u bo na dele”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat