“Vuçiqi është edhe kryetari yt”, Milazim Krasniqi: Donika Gërvalla është dashtë t’i thoshte këto Selakoviqit

Aktuale

“Vuçiqi është edhe kryetari yt”, Milazim Krasniqi: Donika Gërvalla është dashtë t’i thoshte këto Selakoviqit

Nga: P.R Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:44
Donika Gërvalla

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka komentuar përballjen e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me atë serb, Nikola Selakoviq.

Sipas Krasniqit, Gërvalla është dashur t’ia thotë disa gjera Selakoviqit në momentin kur ky i fundit i kishte thënë Gërvalles “Vuçiqi është edhe kryetari yt”.

“Nuk e kam dëgjuar fjalën e as replikën e ministres së jashtme, Donika Gërvallës. Por, shpresoj se kur i ka thënë ai selaku, Selakoviqi, “Vuçiqi është edhe kryetari yt”, ajo është dashtë t’i thoshte këto pak gjëra: e para, kryetari i shtetit tënd, me aparatin e shtetit tuaj, ma ka vrarë babën, për ç‘arsye unë jam rritur jetime dhe në mërgim. E dyta, në Kosovë as që janë lejuar të mbahen zgjedhjet për presidentin tuaj, prandaj vetëm ju keni paturpësinë të mendoni se kryetari i një shteti mund të jetë kryetar edhe në shtete të tjera, ku ai nuk mund të votohet”.

“E treta, ne jemi këtu, në këtë forum të nderuar, për shkak të katastrofës humanitare që ka shkaktuar shteti juaj në Kosovë, për ç’arsye edhe është bombarduar nga NATO. E katërta, në Tribunalin Penal në Hagë, krerët e shtetit tuaj janë dënuar me dënim të formës së prerë, për krimet e kryera kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës. Ndërsa në rastin e të akuzuarve në Gjykatën tonë Speciale, vlen prezumimi i pafajësisë”, ka shkruar profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat