Oda Amerikane dhe MMPHI-ja mbjellin drunjë përgjatë autostradave, synojnë gjelbërimin dhe përmirësimin e ambientit

Aktuale

Oda Amerikane dhe MMPHI-ja mbjellin drunjë përgjatë autostradave, synojnë gjelbërimin dhe përmirësimin e ambientit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:50
Hysen Durmishi, Arian Zeka

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kanë mbjellë disa drunjë përgjatë autostradës, për nderë të Ditës së Tokës.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha me këtë aktivitet synohet gjelbërimi i hapësirave përgjatë autostradave.

“Ka shumë aktivitete që jemi të përfshirë në gjithë territorin e Kosovës edhe ne si ministri jemi shpërndarë në teren. Është aktivitet i përbashkët me Odën Amerikane për mbjelljen e drunjëve në mënyrë të gjelbërohet dhe të duket më bukur”, tha Durmishi.

Ndërsa Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se me mbjelljen e drunjve dhe luleve, kontribuojnë në zbukurimin e qytetit dhe në përmirësimin e mjedisit.

Ne realisht si Odë Ekonomike Amerikane kemi dashur që në mënyrë simbolike ta shënojmë këtë ditë. Ideja ka qenë për gjatë autostradave të bëhet mbjellja e drunjve dhe luleve që të zbukurohet dhe të kontribuojmë në përmirësimin e mjedisit’’ është shprehur Zeka

Zeka ka shtuar se përmes komuniteti të gjelbërt do të promovoje këtë ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat