Osmani për rastin e ambasadorit Berishaj: Rreziku më i madh në raport me demokracinë nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat

Aktuale

Osmani për rastin e ambasadorit Berishaj: Rreziku më i madh në raport me demokracinë nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:33
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën për media me homologun nga Letonia, Egils Levits, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj i cili u përfol në një skandal financiar në Slloveni sipas një storje televizive të një televizioni slloven.

Presidentja Osmani ka thënë se është për keqardhje që konstatohet diçka për ambasadorin Berishaj pa u konstatuar nga organet e drejtësisë.

Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha ajo para gazetarëve.

Presidentja Osmani tutje u shpreh se për demokracinë përveç tankeve janë të rrezikshme edhe dezinformatat duke e cituar presidentin amerikan Joe Biden.

Kurse sa i përket atyre që publikohen dua ta potencoj atë që e them vazhdimisht siç e ka thënë presidenti Biden rreziku më i madh në raport me demokracitë tona nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat. Kështu që si presidente unë pres që për çdo çështje që publikohet të konfirmohen dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë diçka siç u konstatua”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat