Musliu-Shoshi: Besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund t’i bëhet akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht

Aktuale

Musliu-Shoshi: Besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund t’i bëhet akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht

Më: 22 prill 2022 Në ora: 18:18
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas raportimeve të mediave sllovene për një skandal shpëlarjesh të parave e në të cilin skandal po thuhet të jetë i përshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Musliu-Shoshi thotë se raportime të tilla janë shqetësuese, dhe përtej kësaj, lajme të tilla e dëmtojnë imazhin e Kosovës. Ajo thekson se s’mund të mbyllen sytë përballë një zhvillimi të tillë.

Ajo ka kritikuar edhe presidenten Osmani për qëndrimin e dhënë lidhur me rastin, ndërkohë thotë se veprimi i parë do të duhej të ishte shkarkimi i ambasadorit në fjalë. Musliu-Shoshi tutje thotë se deklarimi i presidentes Osmani është skandal në vete, meqë po ia jep besimin në avans ambasadorit. Shoshi thotë se edhe Kurti e bëri të njejtin gabim me rastin e ministres Rozeta Hajdari lidhur me aksidentin.

Reagimi i plotë:

Raportimet për përfshirjen e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Berisha në skandalin e bartjes së parave nga një kompani në Serbi, përmes Malit të Zi, në Slloveni , janë shqetësuese. Përtej kësaj ky lajm dëmton rëndë imazhin e diplomacisë së Republikës së Kosovës, prandaj edhe nuk duhet të mbyllen sytë para një ngjarje të tillë.

Pa marrë parasyshë se sa të vërteta janë lajmet e publikuara për këtë rast (dhe vepra tjera si verifikimi nga AKI, deklarimi i pasurisë, etj) veprimi i parë dhe i domosdoshëm do duhej të ishte lirimi i pozitës së Ambasadorit, qoftë përmes dorëheqjes qoftë përmes shkarkimit.

Një skandal në vete paraqet edhe deklarata e Presidentes Osmani lidhur me ngjarjen në fjalë. Si Presidente e vendit nuk i lejohet dhënia  me avans e besimit për asnjë person. Por, Vjosa Osmani po e bënë këtë, njejtë sikurse Albin Kurti para disa ditësh që e bëri për Ministren Hajdari. Ajo cfarë duhet të theksohet është se, pa marrë parsysh fajësinë apo pafajësinë e Ambasadorit Berisha, lajme të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe kjo do duhej të ishte arsyeja e lirimit të pozitës.

Presidentja Osmani me deklaratën e saj sot e ka manovruar vetën në një pozitë shumë të palakmueshme pasi që në rast se vërtetohet se Ambasadori Berisha ka kryer veprimet për të cilat po akuzohet atëherë Presidentja Vjosa Osmani duhet ta lirojë pozitën e të parës së vendit. Deklarata e saj kundër medias dhe besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund ti bëhen akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat