Kryeimami nga Podujeva: S’kemi fe të njëjtë me terroristët

Aktuale

Kryeimami nga Podujeva: S’kemi fe të njëjtë me terroristët

Më: 22 prill 2022 Në ora: 18:21
Bekim Jashari

Bekim Jashari, kryeimam në Podujevë, po thotë se myslimanët s’e ndajnë të njëjtën fe me ata që luftojnë në luftëra të huaja në emër të islamit. Ai tha se burimi i terrorizmit është në literatura dhe se në këtë drejtim islami është keqpërdorur.

“Komentimi i Kuranit dhe interpretimi i tij nuk është Kuran. Kurani është shpallje dhe shpallja është hyjnore, por hyjnor s’është komentimi im mbi të. Përderisa ka literaturë në botën islame, komente që nxisin për dhunë dhe terror, ata mbesin celula ekzistuese. Nganjëherë në dukje, nganjëherë të përgjumur apo në sipërfaqe dhe duhet të kemi kujdes përderisa ekziston. Pra, ata janë duke e keqpërdorur islamin. Lirisht mund të themi që as nuk jemi në një fe me ta. Nuk jemi, sepse islami është paqe dhe veprimi që bëjnë të tjerët, ata sidomos, është terrorizëm dhe është në pyetje vrasja e njerëzve”, ka thënë Jashari.

Madje, Jashari tha se pikërisht pjesëmarrja në terrorizëm e ka lëkundur edhe tolerancën fetare në Kosovë.

Ai tha se etnia është dhuratë e Zotit në tokë që s’mund të ndërrohet, derisa besimi mund të zgjidhet.

“Ne kemi nevojë të bëhemi besimtarë. Ne kemi lindur apo jemi bërë? Prandaj, kemi nevojë të bëhemi, sepse ne kemi lindur në natyrshmëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat