Batusha: Zgjedhjet në Francë ndikojnë në liberalizimin e vizave, me Macronin do ta kemi më të lehtë sesa me Le Pen

Aktuale

Batusha: Zgjedhjet në Francë ndikojnë në liberalizimin e vizave, me Macronin do ta kemi më të lehtë sesa me Le Pen

Më: 22 prill 2022 Në ora: 18:44
Macron

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka folur për liberalizmin e vizave për Kosovën, sa i përket zgjedhjeve në Francë.

Batusha ka thënë se zgjedhjet në Francë kanë ndikuar në qëndrimin e këtij shteti ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në vizitat që ka pasur Sveçla dhe ministrat e tjerë në shtetet mike, duke përfshirë Francën dhe Holandën kemi pa që kanë disa kërkesa shtesë, dhe ato i kemi plotësuar dhe dorëzuar por prapë kemi një hezitim që mendoj që ndërlidhen me zgjedhjet në Francë, në aspektin që presidenti aktual nuk ka pasur vullnetin të bëjë një lëvizje duke pasur parasysh që ka një kundërshtar të ekstremit të djathtë e cila është skeptike në aspektin e BE-së dhe NATO-së. Besojë që zgjedhjet në Francë kanë ndikuar edhe në qëndrimin e Francës ndaj liberalizmit të vizave. Por shpresojë që pas zgjedhjeve me presidentin, qoftë Marcon apo kandidatja tjetër ne e kemi obligim të komunikojmë dhe ti zgjidhim këto çështje ku ne jemi bllokuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova do ta ketë më të lehtë komunikimin sa i përket liberalizimit të vizave në qoftë se zgjidhet president i Francës përsëri Macron.

Ai thotë se me qëndrimet e Le Pen, Kosova do ta ketë shumë më të vështirë.

“Do ta kemi më të lehtë të komunikojmë për arsye se është president që sa kohë dhe më liberal, duke parë qëndrimet e Marine Le Pen, Kosova do ta ketë shumë më të vështirë nëse zgjidhet ajo”, ka thënë Batusha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat