Peci: Nëse vërtetohet që Berishaj është i përfshirë në aferë, përgjegjësia është edhe e KEK-ut dhe Qeverisë

Aktuale

Peci: Nëse vërtetohet që Berishaj është i përfshirë në aferë, përgjegjësia është edhe e KEK-ut dhe Qeverisë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:54
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED dhe njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka thënë se nëse vërtetohet që ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj ka qenë i përfshirë në shitblerjen e energjisë elektrike për kompaninë GEN, përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te ai.

Për Pecin, përgjegjësi do të ketë i gjithë establishmenti energjetik i Kosovës.

“Për shitje blerjet me rrymë përmes GEN-it, përgjegjësia nuk kufizohet vetëm në Ambasadorin Berishaj, nëse vërtetohet se ai ka qenë pjesë e këtyre transaksioneve, por e krejt establishmentit energjetik të Kosovës, duke përfshirë këtu Qeverinë dhe KEK-un, pasi vet kjo qeveri e ka emëruar Bordin e KEK-ut”, ka thënë Peci.

Ai ka sugjeruar që për raportimet e fundit, nuk mjafton komisioni hetimor parlamentar, por duhet të kyçet Prokuroria Speciale.

“Këtu nuk mjafton të kemi vetëm një komision hetimor parlamentar, por pa vonesë duhet të kyçet Prokuroria Speciale”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat