“Hyseni së bashku me Thaçin i përkasin botës së krimit”/ Analisti nga Amerika: Ndoshta Skënderi e di pse Hashimi është në burg!?

Aktuale

“Hyseni së bashku me Thaçin i përkasin botës së krimit”/ Analisti nga Amerika: Ndoshta Skënderi e di pse Hashimi është në burg!?

Nga: N. Sh. Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:55
Skënder Hyseni dhe Hashim Thaçi

Analisti nga Amerika, prof. dr. Binak Maxharraj, thotë se Skënder Hyseni së bashku me Hashim Thaçin i përkasin botës së krimit në Kosovë.

Duke komentuar raportin e Freedom House, dhe duke komentuar deklaratën befasuese të Skënder Hysenit për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale, Maxharraj thotë se ndoshta Hyseni e di pse Thaçi gjendet në burgun e Hagës.

Postimi i plotë:

Se pse përmendet Hashimi në raporin e Freedom House, Hyseni bën mirë të pyes Richard Grenellin?!

Sipas raportit të Freedom House për katër vitet e shkuara kanë dëshmuar se ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi, dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për këtë qenka befasuar Skënder Hyseni i anatemuari i LDK-së, i cili së bashku me Hashim Thaçin i përkasin botës së krimit të organizuar në Kosovë ku paska deklaruar se "si është e mundur që raporti i Freedom House ta përmendë Thaçin si person i lidhur me krimin dhe korrupsionin kur ai është në burg, ndërkohë që raporti është vjetor".

Fakt është se Hashim Thaçi është në burg në Hagë. Ndoshta Skënder Hyseni e di për çka është ai atje.

Por raporti i Freedom Hose nuk është vjetor siç thotë Hyseni, por është për një periudhë katër vjeçare.

Por për sqarime më të detajuar se pse Hashim Thaçi përmendet në këtë raport Skënder Hyseni bën mirë ta pyes dylberin e tij Richard Grenellin, sepse kanë raporte të mira dhe miqësore me të, sepse ai me Hashimin Thaçin, Isa Mustafën bënë grusht shtet në organet legjitime të qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat