Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj shqiptarëve të Mali të Zi që kanë pozita udhëheqëse në Kosovë: T’i kthejmë atje…

Aktuale

Krasniqi ‘shpërthen’ ndaj shqiptarëve të Mali të Zi që kanë pozita udhëheqëse në Kosovë: T’i kthejmë atje…

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:14
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi racist në Facebook ka kërkuar dëbimin nga Kosova të kuadrove shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi.

“Që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, Krasniqi shkruan se shqiptarët me prejardhje nga Mali i Zi do të duhej të ktheheshin atje “në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë”.

“Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ka shkruar Krasniqi.

Për profesorin e Universitetit të Prishtinës, kuadrot nga Mali i Zi “veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin”, duke thënë se “vec han m.t”, ata që mendojnë se kjo është përçarje kombëtare.

“Ata që thonë se kjo kërkesë është përçarje kombëtare, vec han m.t, sepse nuk është. Shqiptarët e Malit të Zi gëzojnë respektin tonë të plotë, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ndërsa kuadrot prej atjehit, veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin. Si me e pasë kauzë shamatën e dëmin. “Qofsha i gabuar!”, po nuk jam!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat