Milazim Krasniqi pendohet për deklaratën që ngjalli reagime të ashpra

Aktuale

Milazim Krasniqi pendohet për deklaratën që ngjalli reagime të ashpra

Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:06
Milazim Krasniqi

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, kërkoi që kuadrot shqiptare nga Mali i Zi të dëbohen nga Kosova.

Pas këtij postimi që u bë viral, reagoi Krasniqi duke thënë se ishte vetëm një batutë përmes së cilës paskan shpërthyer shpifjet.

“Po shoh që paska shpërthye kanalizimi i shpifësve kundër meje, për një batutë që kam postuar. Nuk meritojnë asnjë përgjigje, sepse janë shpifes dhe mashtrues.”

Tutje, Krasniqi thotë se Shqiptaret e Malit të Zi Kosova i ka mirëpritur gjithmonë dhe se ka aluduar vetëm në tre persona.

“Shqiptarët e Malit të Zi janë bashkëkombasit tanë dhe Kosova i ka mirëpritur gjithmonë. Edhe ata kanë kontribouar për Kosovën. Me këtë rast kam aluduar qartë në tre persona Albini, Mehmeti, Martini. Asnjë tjetër. Shikojini dëmet e tyre dhe e keni të qartë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat