Ish-ambasadori në Slloveni: Nuk duhet nxituar shkarkimi i Berishajt

Aktuale

Ish-ambasadori në Slloveni: Nuk duhet nxituar shkarkimi i Berishajt

Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:22
Avni Kastrati

Ish-ambasadori kosovar në Slloveni, Avni Kastrati ka folur rreth skandalit financiar ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

Ai ka deklaruar se Berishaj duhet t’i argumentojë me dokumente zyrtare se kujt i ka dorëzuar ato para dhe me çfare mjete është kryer transporti i tyre për destinacionin përfundimtar.

Sipas tij, në këtë rast nuk duhet nxituar me shkarkimin e Berishajt, ndonëse në të kaluarën ambasadorët ishin shkarkuar “pa asnjë arsye e në kundërshtim me ligjin”.

“Mendoj që fillimisht ambasadori Martin Berishaj duhet të argumentojë me dokumente zyrtare, se kujt ia ka dorëzuar ato para dhe çfarë transporti ose makine ka shfrytëzuar për t’i bartur ato para nga Mali i Zi për në destinacionin përfundimtar, e pastaj varësisht nga këto argumente të merret vendimi. Edhe pse në të kaluarën ambasadorët janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, mendoj që nuk duhet të nxitohet”, ka thënë Kastrati në një përgjigje me shkrim për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat