​Kurti dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it flasin për dialogun në Serbinë

Aktuale

​Kurti dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it flasin për dialogun në Serbinë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ku është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër.

Sipas njoftimit të Qeverisë në këtë takim ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i ngarkuari me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu dhe Përfaqësuesin e Posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë

“Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme.

Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve, Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat