A po frikësohen shqiptarët në veri nga sulmet ndaj policisë?

Aktuale

A po frikësohen shqiptarët në veri nga sulmet ndaj policisë?

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:32
Fshati Qabër

Shefi i Zyrës për Komunitete në fshatin Qabër, Qerkin Veseli ka folur në lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Ai tregoi se si po e përjetojnë ata këtë kohë, që kur kanë nisur këto sulme, ku sot ishte i gjashti me radhë.

Veseli u shpreh se banorët nuk kanë shqetësime të mëdha, sepse sipas tij, tashmë janë mësuar me ngjarje të tilla.

“Tek ne përjetohet shumë më rëndë për shkak të afërsisë, mirëpo organet e vendit janë duke e kryer punën e tyre dhe besoj se gjithçka do të shkojë në rregull. Sulmi i sotëm ka ndodhur shumë afër, diku 500 metra në vi ajërore, mirëpo krismat nuk janë dëgjuar, banorët shqetësime të mëdha nuk kanë, sepse ne që nga pas lufta jetojmë bashkë me këto ngjarje”, u shpreh ai.

Ai foli edhe në lidhje me atë se a shihet nevoja e shtimit të organeve të rendit në ato zona ku banojnë shqiptarët, përcjell Klankosova.tv.

“Për momentin në fshatin Qabër ekziston edhe një nënstacion i policisë, mirëpo me siguri kjo punë është për organet e rendit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ata nëse e shohin të arsyeshme, kish me qenë më mirë dhe banorët do të ndiheshin shumë më të sigurtë, edhe pse edhe deri më tani ata e kryjnë punën e vet me profesionalizëm dhe përgjegjësi”.

Policia atje ka marrë hapa për të ndalë rrugët e kontrabandës, e për këtë ai tha se prej kontrabandës po vijnë edhe këto shqetësimet.

“Prej kontrabandës po vijnë edhe këto shqetësimet, sepse njerëzit merren me punë jashtëligjore, por me tërë këto gjëra merren organet e rendit, pra banorët jo që janë aq shumë të shqetësuar, mirëpo organet e rendit duhet ta kryjejnë punën me përgjegjësi dhe banorët të ndihen të sigurt”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat