Lushaku: Fuqia jonë opozitare kufizohet me numra në Parlament

Aktuale

Lushaku: Fuqia jonë opozitare kufizohet me numra në Parlament

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:41
Jehona Lushaku

Jehona Lushaku nga LDK-ja thotë se po bëjnë opozitarizëm duke sqaruar se opozita e ka për detyrë të vë në pah të metat e qeverisë.

Ajo, në “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se partia ku ajo bën pjesë po e kryen rolin e vet si opozitë e pushtetit duke dalë në konferenca për media dhe duke i nënvizuar ‘skandalet’ e qeverisë nëpër rrjete sociale.

Megjithatë, ajo thotë se si opozitë kanë fuqi shumë më të vogël të numrave në Kuvend karshi pozitës.

“Partitë opozitare janë për ta japur një interpretim të saktë se çka po ndodh me qeverisjen, për ta kritikuar në kuptimin edhe të skandaleve, sepse skandalet janë të qeverisë dhe jo tonat. Roli i partisë opozitare, në këtë rast i LDK-së, është që t’i nënvizojë ato dhe t’i tregojë qytetarëve që alternativa qeverisëse dhe mënyra se si ka ardhur Vetëvendosje në psuhtet është që ka ardhur me populizëm duke krijuar shpresë të paqenë për një qeverisje e cila sot përveç që s’ka vizion dhe kapacitete njerëzore nuk arrin të implementojë asnjë politikë”.

“Mënyra e opozitarizimit tonë është edhe me konferenca për shtyp edhe duke i nënvizuar këto skandale në forma të ndryshme duke i shfrytëzuar të gjitha rrjetet sociale, por tragjikja është që fuqia jonë opozitare kufizohet me numra. Në Parlament janë marrë iniciativa, i jemi bashkuar iniciatiaviave të ndryshme për ta bërë opozitën dhe për ta shprehur kundërshtinë tonë. Roli i opozitës është kaq. Është e pozitës që të arsyetojë këto skandale të tyre, nëse arrin. Pesha e veprimeve qëndron te qeveria, jo te opozita”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat