Asamblistja e VV-së sqaron se si ndodhi sulmi ndaj aktivistëve të partisë nga kryetari i Lipjanit

Aktuale

Asamblistja e VV-së sqaron se si ndodhi sulmi ndaj aktivistëve të partisë nga kryetari i Lipjanit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 00:15
Imri Ahmeti ne videot e publikuara nga VV

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shahadije Dragaçina, ka sqaruar në mënyrë kronologjike se si ka ndodhur sulmi ndaj aktivistëve të kësaj partie nga kryetari i Lipjani, Imri Ahmeti gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Dragaçina tha se dy aktivistë të VV-së janë sulmuar verbalist nga kryetari Ahemti, përderisa ky i fundit ishte duke dalë nga salla. Sipas Dragaçinës, Ahmeti pretendonte që aktivisti Blerton Vehapi, e kishte sharë atë.

“Kryetari Imri Ahemti, gjuhën denigruese dhe urrejtjen që e ka ndaj nesh dhe prania jonë që i pengon shumë, e ka shfaqur edhe sot gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal. Ne nuk ishim në dijeni çka po ndodhte në fillim, por siç u njoftuam, gjatë daljes së kryetarit nga salla i ka parë dy aktivistët tanë që kanë qenë prezentë, për të parë zhvillimin e seancës, që vazhdimisht i përcjellin, pasi seanca është e hapur, ai aty ndalet dhe e akuzon hapur aktivistin tonë Blerton Vehapi, që është një djalë shembull, e akuzon me pretendimin që e ka sharë, gjë që nuk qëndron, ai e ka mohuar, ne jemi të bindur që nuk e ka bërë ai. Krejt sjelljet që Ahmeti i ka bërë mundohet të na hedh neve”, ka thënë ajo.

Sipas saj, situata do të mund të eskalonte dhe të sulmoheshin edhe fizikisht.

Ajo madje akuzoi edhe disa zyrtarë të LDK-së që kanë kërcënuar aktivistët e VV-së.

Në vazhdimësi kemi parë që zyrtarë të kryetarit, Ukshin Shahini, ka kërcënuar që do t’i qesë me shkelma jashtë, nëse ata nuk i binden urdhrit të kryetarit. Gjuhë të dhunës ka përdorur edhe asamblisti i LDK-së, Venhar Agushi, i cili i ka kapur për krahu dhe i ka thënë ‘ju qes jashtë, ju bëj llom’”, ka shtuar ajo.

“ Kryetari fillimisht i ka thënë Blerton Vehapit, hajde po të pres jashtë masi s’po do me dalë”, ka vazhduar ajo.

Dragaçina pretendon se Fitim Shala i LDK-së, ia ka marrë telefonin nga duart në momentin kur ajo mundohej të xhironte rastin.

“Në momentin që ka ndodhur kjo situatë, e kam kapur telefonin dhe i kam xhiruar, kam pasur thirrje me endalë telefonin, derisa Fitim Shala, i LDK-së ka ardhur dhe me dhunë ma ka kapur telefonin tim personal, që e konsideroj tejet shqetësuese, kur ai s’ka të drejtë me ma kapë telefonin dhe deri në fund nuk ma ka kthy”, tha ajo.

Derisa shtoi se rastin e kanë raportuar në polici.

Unë, Blerton Llapi, Alban Salihu, e kemi raportuar rastin në polici, ne bëjmë thirrje që organet e drejtësisë të vazhdojnë të gjejnë veprat penale dhe të iniciojnë rastin”.

Ndërkaq në anën tjetër, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk është përgjigjur në telefon, për të pohuar ose mohuar akuzat e bëra nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, shefi i këshilltarëve komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Gazmend Qerkini, tha se Ahmeti e as asamblistët e partisë së tij, nuk kanë sulmuar e as kërcënuar askënd në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Sipas Qerkinit, kur Ahmeti ishte duke lënë sallën, disa aktivistë të LVV-së kanë ofenduar kreun e Lipjanit, por që i njëjti nuk i është përgjigjur në të njëjtën formë, kështu duke mohuar akuzat e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat