Të pagjeturit/ Osmani: Kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia do të jetë thirrja jonë dhe përkushtimi ynë i përhershëm

Aktuale

Të pagjeturit/ Osmani: Kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia do të jetë thirrja jonë dhe përkushtimi ynë i përhershëm

Nga: A.SH Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:06
Varreza

23 vite janë bërë nga zhdukja e më shumë se 1600 njerëzve nga lufta në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani për 23 vjetorin ka thënë se kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia dhe përkushtimi do të jetë thirrja jonë e përhershme.

Postimi në Facebook:

Më shumë se 1600 të zhdukur me dhunë e në mesin e tyre shumë fëmijë.

Si mund të harrojmë, kur varret e plagët janë akoma të hapura?

Si mund të harrojmë kur Serbia ende mbanë peng më të dashurit tanë?

Si mund të harrohet Masakra e Mejës ku 376 djem e burra u vranë përnjëherë nëpërmjet edhe një akti tjetër që shërben si dëshmi e qëllimit shfarosës të forcave serbe?

Kurrë nuk do të harrojmë, e drejtësia do të jetë thirrja jonë dhe përkushtimi ynë i përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat