Mbyllet stacioni policor në Kodrën e Trimave: Rezultuan 5 policë të sëmurë nga kanceri

Aktuale

Mbyllet stacioni policor në Kodrën e Trimave: Rezultuan 5 policë të sëmurë nga kanceri

Nga: N. Sh. Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:15
Mefail Bajqinovci në stacionin policor

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në facebook, thotë se stacioni policor nr. 3 në lagjën Kodra e Trimave është mbyllur për shkak të kushteve të rënda të punës.

Ai shkruan se, aty kishte kontejnerë të vjetër dhe kancerogjënë.

Sipas tij, vetëm nga ky stacion policior deri tash kanë rezultuar 5 policë të sëmurë nga kanceri.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pata propozuar që ta vizitojmë stacionin policor nr. 3, të Lagjes Kodra e Trimave, që e mbulon pjesën më të madhe të Prishtinës. Me datën 4 mars si komision vizituam këtë stacion dhe mbetëm të habitur për kushtet e rënda të punës së policëve, që ishin ambiente të improvizuara me kontejnerë të vjetër 21-vjeçarë dhe kancerogjenë. Vetëm nga ky stacion policor, fatkeqësisht kanë rezultuar 5 policë të sëmurë nga kanceri!

Menjëherë si Komision kemi kërkur nga AVUK-u që të bëhet një inspektim sanitar, dhe nga të gjeturat e tyre është rekomanduar që të mbyllet ai stacion me ato kushte të papërshtatshme.

Poashtu për këto probleme të këtij stacioni policor kemi diskutuar në komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje me drejtorin e policisë.

Drejtoria e policisë pas rekomandimeve dhe vendimeve, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm këtij stacioni në një vend tjetër.

Prandaj, Kuvendi Komunal i Prishtinës duhet t’a gjej një objekt të përkohshëm për këtë stacioni policor i cili do t’i plotësoj kushtet, deri në përfundimin e punimeve në objektin e ri të stacionit policor në Kodër të Trimave.

Në cilësinë e deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, do të punojë që policia dhe stafi civil të kanë kushte të dinjitetshme të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat